Site icon Telegrafi

“Shtëpia e Bardhë fluturuese”: Trump mbeti i mahnitur me aeroplanin presidencial, do të mahniteni edhe ju! (Foto)

Tanimë që është bërë president i SHBA-ve, Donald Trump nuk do të ketë nevojë të udhëtojë aeroplanin e tij personal.

Kjo për faktin se, përcjell Telegrafi, si çdo president tjetër i SHBA-ve edhe ai do të ketë “privilegjin” të udhëtojë “Air Force One”.

Dhe udhëtimin e parë me “Air Force One”, Trump tashmë e ka realizuar, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Aeroplani i Donald Trump vs Air Force One – cili është më mbresëlënës? (Video)

“Aeroplan i bukur. I mrekullueshëm”, është shprehur i mahnitur presidenti amerikan, shkruajnë mediat e huaja.

Lexo po ashtu Aeroplani më i sigurt në botë: 10 gjëra që nuk i dini për Air Force One (Foto)

Air Force One, përveçse karakterizohet me një komfort maksimal, mund të mbajë më shumë se 100 persona, 26 pjesëtarë ekuipazhi dhe 76 pasagjerë, që të gjithë pjesë e familjes presidenciale dhe stafit të tij.

Edhe pse është super i blinduar dhe me 60 metra gjatësi, Air Force One është një aeroplan shumë i shpejtë. Ai mund të fluturoje edhe me mbi 600 milje për orë. /Telegrafi/

Exit mobile version