Telegrafi

Shtëpia e Bardhë e konfirmon takimin, publikon imazhet e Mike Pompeos dhe Kim Jong-un (Foto)

Shtëpia e Bardhë ka publikuar fotografitë e ish-drejtorit të CIA-s, Mike Pompeo me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, që ishin takuar në Pyongyang, shkruan CNN.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Pompeo që së fundmi është emëruar Sekretar i Shtetit të SHBA-ve, kishte biseduar me Kim Jong-un për më shumë së një orë gjatë një takimi të fshehtë që është realizuar në prill në Pyongyang, transmeton Telegrafi.

“Pompeo nuk është dashur të takohet me Kimin, megjithatë një gjë e tillë ka ndodhur. Posedojmë fotografitë e tyre të shkrepura gjatë takimit, të cilat do të dëshironim t’i bënim publike, kuptohet nëse mundemi”, ka deklaruar Trump.

Dhe ende pa kaluar tetë orë nga kjo deklaratë e presidentit amerikan, Shtëpia e Bardhë i ka publikuar ato fotografi të shumëpërfolura. Në to shihen Pompeo dhe Kim Jong-un duke shtrënguar duar, të veshur me kostume të zeza.

Lexo po ashtu Takimi historik i liderëve të dy Koreve: Kim Jong-un brenda limuzinës që e ruajnë 12 truproja që vrapojnë pas saj (Video)

Trum ka shtuar se si administrata e tij është duke vepruar “mirë” më Korenë e Veriut për dallim nga paraardhësit e tij. Trump dhe Kim mund të aranzhojnë një takim, që prill të mbahet ndoshta gjatë muajit të ardhshëm.

“Koreja e Veriut kërkon që ky takim të zhvillohet sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka shtuar Trump i cili gjithashtu pranoi se “takimi mund të ndodhë shumë shpejt, por ekziston mundësia që edhe kurrë të mos ndodhë”.

Megjithatë, presidenti amerikan ka ndërruar mendje për Kim Jong-un, dhe kështu disa ditë më parë ka deklaruar se “është i hapur”. /Telegrafi/