Telegrafi

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të pajisë të gjithë mësimdhënësit me setin e librave shkollorë

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se do të pajisë të gjithë mësimdhënësit me nga një set librash (librin e mësimdhënësit/es, librin bazë dhe fletoren e punës) për të gjitha lëndët përkatëse, si mësimdhënësit e nivelit 1-5, ashtu edhe ata të nivelit 6-9, në çdo shkollë të Republikës së Kosovës.

Shpërndarja e librave për mësimdhënësit do të fillojë më 16 shtator 2024.

Që shpërndarja të jetë sa më praktike, mësimdhënësit duhet të regjistrohen në platformën dedikuar për ta, përmes linkut duke klikuar këtu.

Për informacione shtesë ose paqartësi, kontaktoni në:

E-mail: info@dukagjinipublishing.com

Tel: 049 750 012