Telegrafi

Shtëpia botuese “Dukagjini” publikon katalogun e teksteve shkollore 2024/25

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka publikuar katalogun e teksteve shkollore për vitin 2024/25. 

Duke klikuar këtu, ju mund ta shkarkoni ose ta shfletoni katalogun e teksteve shkollore për klasat 1-9, të aprovuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës.

Nga shtëpia botuese “Dukagjini” kanë njoftuar se janë përkushtuar maksimalisht për furnizimin e të gjitha librarive në Republikën e Kosovës, në mënyrë që nxënësit të pajisen me kohë me të gjithë librat e “Dukagjinit”.

Me plot 30 vjet përvojë në botim, shtëpia botuese “Dukagjini” është ndër shtëpitë më të mëdha botuese shqiptare.

Tekstet shkollore të shtëpisë botuese “Dukagjini” njihen për cilësi të pashembullt, si në aspektin përmbajtjesor, vizual, atë të bashkëpunimit me profesionistët më të zotë në fushën e arsimit.