Site icon Telegrafi

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Tiranë serinë e lektyrave shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë herë erdhi me tituj të rinj për fëmijët.

Prindër, mësimdhënës, e fëmijë u bën pjesë e këtij aktiviteti për të diskutuar rreth kësaj lektyrave.

Gjatë promovimit të tyre, profesori universitar Bardhyl Musai tha se qëllimi kryesor mbetet krijimi i shprehisë së leximit te fëmijët.

“Lexojmë për kënaqësi, po leximi është një kënaqësi po nuk është e vetme, ka shumë dobi të tjera përmes leximit. Leximi është i shëndetshëm për trurin në qoftë se lexojmë atëherë ne e mbrojmë trurin nga disa sëmundje dhe ata që lexojnë jetojnë edhe më gjatë”, ka thënë Bardhyl Musai – profesor universitar.

Psikologia Oriola Hamzallari thotë se vizualiteti dhe thjeshtësia lehtësojnë procesin e mendimit të fëmijës dhe e zhvillon atë, duke i ndihmuar që ta kuptoj thelbin e asaj se çfarë ka lexuar.

“Nëse fëmija nuk arrin dot të komunikoj me prindin, me edukatoren, me njerëzit e afërt, gjuha nuk mësohet është një proces shumë i gjatë, e që fillon që para se të lindi fëmija që kur fëmija është në barkun e nënës, e që atëherë fillon komunikimi, pasi që fëmija fillon të dëgjoj zërat , që aty fillon pjesa e gjuhës”, ka thënë Oriola Hamzallari – psikologe.

Kurse Adelinë Selmani, redaktore e serisë, tha se ky projekt mbetet i rëndësishëm për shtëpinë botuese Dukagjini, por njëkohësisht i frytshëm për fëmijët.

“Kjo seri është konceptuar duke përfshirë disa autorë për secilën klasë disa nga autorë botërorë dhe disa nga autorët shqiptar, janë parapa 5 lektyra për secilin sosh, gjithashtu janë pajisur me fjalorth, ku janë edhe shpjegimet e nevojshme për fjalë që ne kemi konsideruar që janë fjalë të panjohura dhe me të cilat fëmijët nuk kooperojnë në baza ditore”, ka thënë Adelinë Selmani – redaktore e serisë së lektyrave.

E serinë e lektyrave shkollore, adhuruesit e librit mund ta gjejnë tek hapësira e Shtëpisë Botuese “Dukagjini” në panairin e librit në Tiranë, i cili mbyllet të dielën.

Exit mobile version