Në Panairin e Librit për Fëmijë në Prishtinë, shtëpia botuese “Dukagjini” prezantohet me ofertë deri në 50% zbritje në botimet për fëmijë.
Aty mund të gjeni lektyrat për klasën e parë, të dytë, të tretë dhe për klasën e katërt, të cilat i kemi shoqëruar me aparaturë didaktike dhe me ilustrime origjinale dhe fjalorth me shpjegime e sqarime të nevojshme.
Përveç librave, në këtë panair ju presin edhe shumë aktivitete, duke filluar nga sot me pikturimin e fytyrave të fëmijëve nga artistja Fjolla Gashi, pastaj, nesër me lojën më të re të shtëpisë botuese “Dukagjini” – DUKË Cards si dhe shpërndarja e çmimeve të konkursit për shkrimin më kreativ dhe ilustrimin më të bukur.
Ekipi i shtëpisë botuese “Dukagjini” ju pret, çdo ditë nga ora nga 10:00-18:00 tek Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë.