Site icon Telegrafi

Shtëpia Botuese “Dukagjini” fillon punën e furnizimeve me tekste shkollore në tërë Kosovën

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, ka njoftuar se ka filluar punën me furnizimet me tekste shkollore.

Në njoftimin e tyre thuhet se janë të përgatitur me sasinë e nevojshme të teksteve shkollore për secilën lëndë e klasë.

“Njoftojmë të gjithë librarët nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës se Shtëpia Botuese ‘Dukagjini’ ka filluar punën me furnizimet me tekste shkollore”.

“Shtëpia Botuese ‘Dukagjini’ është e përgatitur me gjithë sasinë e nevojshme të teksteve shkollore për secilën lëndë e klasë, në mënyrë që të gjithë nxënësit të pajisen në kohë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version