Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nënshkruan marrëveshje me deputeten e komunitetit boshnjak, Duda Balje për shpërndarjen falas të librave për komunitetin boshnjak në Kosovë.
“Pas takimeve intensive që ne si përfaqësues të shtëpisë botuese kemi pasur me deputetët nga radhët e komuniteteve, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, por edhe pas interesimit të jashtëzakonshëm nga institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, kemi marrë vendim që të dhurohen tekstet shkollore për nxënësit e komunitetit turk dhe të atij boshnjak”, njofton shtëpia botuese “Dukagjini”.
“Mijëra nxënës nga këto komunitete nga e hëna do të kenë në bankat e tyre librat me të cilët do të shërbehen për të nxënë dije të reja. Shpërndarja e këtyre librave do të bëhet brenda një afati rekord”, vijon tutje njoftimi.
Ky hap i tillë është marrë për herë të parë.
Deputetja, Duda Balje ka falënderuar shtëpinë botuese “Dukagjini” për këtë iniciativë duke thënë se është hap i madh për arsimimin e komunitetit boshnjak në Kosovë.