Telegrafi

Shtëpia botuese “Dukagjini” anëtarësohet në rrjetin EEPG

Shtëpia botuese “Dukagjini” është bërë anëtare e plotë e rrjetit “European Educational Publishers Group”(Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG).

Kështu, “Dukagjini”, jo vetëm që është shtëpia botuese e vetme nga Kosova që ka arritur të anëtarësohet, por, njëherësh, është edhe botuesja e vetme e teksteve në gjuhën shqipe në këtë rrjet.

Qëllimi i EEPG-ut, anëtare të të cilit janë shtëpitë botuese kryesore në arsim nga shumica e vendeve evropiane, është që ta vazhdojë më tej zhvillimin e teksteve dhe të materialeve cilësore për mësimdhënie në shkolla gjithandej Evropës.

Përmes hulumtimeve, monitorimit dhe shkëmbimit të informatave ndërmjet shtëpive botuese, “Dukagjini” do të jetë i përfshirë drejtpërdrejt në përvojat më të mira evropiane.

Kjo përvojë do të transmetohet edhe te nxënësit dhe arsimtarët që i përdorin tekstet e “Dukagjinit”.

Shtëpia botuese “Dukagjini” mbetet e përkushtuar që ta avancojë arsimin në Kosovë dhe të ndërtojë bashkëpunime të suksesshme vendore e ndërkombëtare, që ta bëjë lehtësisht të mundshëm këtë avancim.