Qyteti i vjetër i Beratit me bukurinë e tij po rikthen pranë vetes ish-banorët e tij. Familja Mehmetaj është rikthyer pas shume vitesh në Berat duke investuar në një banesë 100-vjeçare që ishte drejt rrënimit të plotë.
Shtëpia e vjetër, e quajtur ndryshe “Hani i Goricës”, tashme është kthyer në një bujtinë. Eluerta, vajza e madhe e familjes Mehmetaj me profesion arkitekte, flet për rikthimin e saj në qytetin ku është rritur dhe vënien në jetë të projektit për ri-jetëzimin e kësaj banese.
“Brenda banesës kishte ndërhyrje në pjesët murale të zëna me suva apo lyer me gëlqere, ndërsa dyert dhe dritaret ishin të kalbura. Muret u risollën në identitet ndërsa dyert dhe punimet e drurit u restauruan duke e rikthyer banesën siç ka qenë 1 shekull më parë. Po ashtu edhe arredimi i dhomave është përshtatur me banesën karakteristike”, tha ajo.
Këto bujtina në lagjen karakteristike të qytetit të Beratit janë kthyer në një atraksion tërheqës për turistët vendas dhe te huaj.
Ndërkaq baskia e Beratit ka vlerësuar me çmimin për ruajtjen dhe promovimin i e trashëgimisë Kulturore 2019 arkitekten, Eluerta Mehmetaj. Bashkia e Beratit nxit qytetarët që të mos e braktisin qytetin por të rikthehen dhe te investojnë aty.