Site icon Telegrafi

Shtëpi speciale prej 5.1 milionë euro për “Special One” (Foto)

Jose Mourinho ditë më parë është prezantuar te Manchester United.

Me të marr drejtimin e Djajve të Kuq, portugezi ka zgjedhur edhe shtëpinë se ku do të banon.

Në fakt, bëhet fjalë për kështjellën Castell Gyrn në Denbighshire, e cila është e vjetër më se 200 vjet dhe kushton mbi 5.1 milionë euro, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave britanike ajo është në fakt një nga kështjellat më të reja të vendit, e cila është ndërtuar saktësisht në vitin 1977.

Foleja e re e Mourinhos ka gjashtë dhoma gjumi, një dhomë kinemaje dhe një bibliotekë, ndërsa është larg qytetit të Mançesterit më pak se dy orë. Jose Mourinho do të ketë në dispozicion një shërbëtor dhe një pishinë. /Telegrafi/

Exit mobile version