Telegrafi

Shtëpi rurale vikendi (Foto + Plani i studios)

Kjo shtëpi në mënyrë të shkëlqyeshme bashkon stilin modern dhe rural dhe shërben si strehim ideal në natyrë për pronarin e ri dhe miqtë e tij

Studioja Cadi Arquitetura ka krijuar të vatër për shoqërim me miqtë, argëtim dhe relaksim.

Dera e gjerë e qelqtë e hyrjes fshin kufirin midis eksterierit dhe enterierit, duke vënë në fokus natyrën, transmeton Telegrafi.

Materiali i cili është zgjedhur për anën e jashtme të shtëpisë – guri dhe druri në tone të ngrohta, thekson anën e saj rurale, derisa dritat moderne të murit dhe dyert e mëdha rrëshqitëse paraqesin enterierin interesant dhe kontrast.

Brendësia e gjerë ofron të gjitha përparësitë e shtëpisë moderne, pos një dallimi të rëndësishëm, nuk ka dhoma gjumi. Zona e ditës në tërësi është e hapur drejt natyrës falë sipërfaqeve të qelqta.

Pamja e plotë në kuzhinë dhe në trapezari tregon shumësinë e materialeve të cilat janë përdorur për të krijuar dukje moderne industriale që frymojnë ngrohtësinë. Dyshemeja e betontë, gypat e zbuluar dhe mobiliet metalike megjithatë nuk duken të ftohta në këtë hapësirë të madhe, falë tavanit nga druri natyral.

Hapësira e hapur ofron mjaft vend për t’u ulur dhe për t’u tubuar me shoqërinë – pranë tavolinës së bukës apo banakut të gjatë shumë-qëllimesh.

Pas kuzhinës është e vendosur dhoma e ditës të cilën e lajnë dritat natyrale. Është e organizuar rreth televizorit të madh dhe stufës dramatike të gjatë tri metra.

Banka praktike e betontë shtrihet përgjatë murit të dhomës së ditës. Është shpikur në mënyrë fantastike si dollap për ekspozimin e veprave artistike dhe objekteve dekorative, mirëpo edhe si hapësirë shtesë për të qëndruar ulur kur është e nevojshme të gostitet shoqëri më e madhe.

Para shtëpisë gjendet plateja e madhe e dedikuar për tubime më të mëdha. Me dëshirën që minimalisht të dëmtojë natyrën, në afërsi të shtëpisë është ndërtuar vetëm hapësira për zjarr kampimi bashkë e karrige.

Lexo po ashtu Shtëpi pushimi moderne të parezistueshme

Pamja anësore zbulon pjesët e jashtme të stufës me oxhaqe të theksuara dhe korniza të errëta të dritareve, të cilat qëndrojnë në kontrast me murin e ndritshëm prej guri, duke ia shtuar notën moderne.

Plani

/Telegrafi/