Telegrafi

Shtëpi moderne për familje të madhe

Kjo shtëpi fantastike shtrihet në dy nivele dhe në sipërfaqe të përgjithshme prej 236,6 metra katrorë.

Posedon garazhin, kaldajën për ngrohje dhe hapësirat e tjera ndihmëse. Të gjitha këto e bëjnë jashtëzakonisht komfore dhe të këndshme për jetesë të përditshme, transmeton Telegrafi.

Përparësi shtesë janë edhe shpenzimet e vogla të cilat ia sigurojnë materialet nga të cilat është ndërtuar.

Eksterieri modern i shtëpisë shihet që në shikim të parë, ndërkaq në fasadë dominon kombinimi i sipërfaqeve të mëdha të qelqit dhe kombinimet e reduktuara të ngjyrës së hirtë dhe të bardhë.

Prekjen e ngrohtësisë e ofrojnë pjesët e fasadës të veshura me dru, gjë që është një ndër karakteristikat dalluese të shtëpive bashkëkohore familjare.

Blloqet e bardha të mureve mundësojnë ngrohtësi të shkëlqyeshme izoluese, rezistencë të jashtëzakonshme ndaj zjarrit, ofrojnë izolim optimal të zërit, përpunohen thjesht dhe formësohen dhe llogariten në materiale ekologjike të shëndetshme.

Në katin e parë të shtëpisë është e vendosur dhoma, e ditës e cila është e hapur në drejtim të trapezarisë dhe kuzhinës së madhe.

Një pjesë e pllakës mbi tavolinën e trapezarisë është eliminuar, prandaj janë dy zona ditore dhe kati është i lidhur vizualisht.

Në katin, i cili për nga sipërfaqja është diç më i vogël se përdhesja, është ndarë zona e gjumit: dhoma e gjumit, dy banja dhe hapësira e gardërobës. Muret ndarëse janë të ndërtuar në gjerësi midis 12 dhe 20 centimetra.

Të dhënat themelore:

Bruto sipërfaqja

Kati i parë: 145,70 m²
Kati i dytë: 147,50 m²
Totali: 293,20 m²

Neto sipërfaqja

Kati i parë: 122,10 m²
Kati i dytë: 114,50 m²
Totali: 236,60 m²

/Telegrafi/