Telegrafi

Shtëpi moderne familjare në rrënojat e shekullit të 17-të

Shtëpia e mrekullueshme “Parchment Works” është ndërtuar në mbetjet e mullirit të vjetër të shekullit të 17-të, i cili ishte pjesë e fabrikës të dikurshme të letrës dhe të stallave përreth

Kjo shtëpi e pazakontë familjare gjendet në Northemptonshir të Britanisë së Madhe dhe është vepër e arkitektëve të byrosë “Will Gamble Architects”, të cilët në mënyrë të përsosur kanë shfrytëzuar tullën e vjetër dhe e kanë bashkuar me mbindërtimin modern, transmeton Telegrafi.

Kalimi i harmonishëm midis së vjetrës dhe së resë është realizuar me përdorimin e paneleve të mëdha të qelqit, dritareve panoramike dhe dyerve.

Sipërfaqet e qelqta jo vetëm që kanë lidhur të gjitha pjesët në një tërësi, por edhe kanë ruajtur bukurinë historike të ndërtesës së vjetër.

Pronari i shtëpisë ka dashur të ruajë arkitekturën ekzistuese, andaj arkitektët nuk kanë pasur mundësi t’i rrënojnë as t’i lëvizin muret.

Si rezultat, është krijuar enterieri i ndritshëm dhe i hapur i cili në një pjesë bashkon kuzhinën, trapezarinë dhe dhomën e ditës.

Janë ndarë vetëm hapësirat private – dhomat e gjumit dhe banjat, por madje edhe ato hapësira janë definuar me muret ekzistuese.

Element interesant të enterierit paraqesin trarët mbështetës të drurit të cilët janë ruajtur nga kulmi i rrëzuar i stallës së dikurshme, dhe në shtëpinë e re përbëjnë kontrast ultra atraktiv me elementet moderne të kuzhinës.

/Telegrafi/