Site icon Telegrafi

Shtëpi interesante e punuar nga kontejnerët për të cilën aktualisht të gjithë flasin (Foto)

Siç tregojnë pamjet e para, prona Joshua Tree Residence në Kaliforni, të cilën e ka projektuar Studioja arkitektonike londineze e James Whitakerit, veçohet, në rend të parë, me konstruksionin e saj.

Në të vërtetë, shtëpia përbëhet nga kontejnerët të cilët përdoren për transport, të ngjyrosur në të bardhë, të cilët nën kënde të ndryshme degëzohen ashtu që të rikujtojnë lulen e lulëzuar.

Shtëpia është porosi e një redaktori amerikan dhe do të ketë: kuzhinën, dhomën e ditës dhe tri dhoma gjumi, me kusht që çdo hapësirë të shikojë në drejtim të një pjese të shkretëtirës në ambientin kalifornian, transmeton Telegrafi.

Ndonëse ideja për të jetuar në kontejner e bën paksa refuzues, ky projekt kur gjendet në duart e shkathëta të arkitektëve dhe disenjatorëve, duket atraktiv.

Enterieri i Joshua Tree Residences është njësoj atraktiv si edhe eksterieri dhe goxha është minimalist, me disa pjesë mobiliesh me ngjyra të cilat në tërësi tregojnë përshtatje ndaj dyshemeve të betonit dhe mureve të bardha.

Shtëpia energjinë do ta marrë nga panelet solare.

Është veçanërisht atraktive tarraca e drunjtë e cila përshtatet përsosmërisht me ambientin, ndërkaq e tërë shtëpia funksionon mirë në diellin e shkretëtirës kaliforniane.

/Telegrafi/

Exit mobile version