Sa njerëz, aq edhe temperamente. Sa shtëpi të ndryshme ka, ndërsa ky është tregimi i një shtëpie që është bërë hit i vërtetë
Në shtetin Ilinois të SHBA-së ekziston një “shtëpi e ngushtë”, e cila është shitur për 260.000 dollarësh, transmeton Telegrafi.
Në rrjetet shoqërore është bërë shumë e popullarizuar. E njohur si “Shtëpia pite”, ajo ka dy dhoma gjumi, dy banja dhe bodrumin.
Emrin “pite” e ka marrë për shkak se forma e saj rikujton një copë të prerë piteje amerikane.
Është shumë e popullarizuar në pjesën veriore të Chikagos dhe vendësit të gjithë e dinë se ku gjendet dhe si duket.
Edhe pse duket që në të nuk ka rehati, hapësirat e kësaj shtëpie kanë madhësi normale dhe fare nuk do të keni ndjenjën që gjendeni në një “shtëpi të ngushtë”.
/Telegrafi/