Site icon Telegrafi

Shtatzënë për herë të parë, publikohen disa imazhe të Genta Ismajlit me barkun e rrumbullakosur?

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, prej muajsh përflitet se është shtatzënë me fëmijën e parë.

Artistja shqiptare thuhej se është në pritje të një fëmije bashkë me partnerin e saj, biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Kjo pasi u publikuan disa imazhe të yllit ku dukej më e shëndoshë se zakonisht, por që doli të jetë e vërtetë.

Genta Ismajli shtatzënë për herë të parë? (Foto: TikTok)

Së fundmi në një video të publikuar në TikTok, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur madje sipas disa burimeve është në muajt e fundit të shtatzënisë.

Lexo po ashtu Genta Ismajli nuk është shtatzënë, kilogramët e tepërt erdhën si pasojë e ushqimit

Genta dhe Huseyin kanë nisur një romancë dashurie në vitin 2019, teksa momentalisht jetojnë në Zvicër për shkak të punës dhe angazhimeve të bashkëshortit.

Genta Ismajli shtatzënë për herë të parë? (Foto: TikTok)

Ismajli këtë kohë ka qenë më pasive në rrjetet sociale duke bërë një tërheqje edhe nga të gjitha llogaritë e saj, për t’u fokusuar në periudhën tjetër të jetës.

Mbetet të shihet konfirmimi i këngëtares gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/ 

Genta Ismajli shtatzënë për herë të parë? (Foto: TikTok)
Exit mobile version