Ky është imazhi fundit që e kishte postuar në Facebook një grua shtatzënë, të cilën bashkë me të dy bijat dyshohet se e vrau bashkëshorti.
Shanann Watts nga Kolorado e Shteteve të Bashkuara, e shpërndau fotografinë më nëntë gusht, tri ditë para se policia ta gjente të vdekur me fëmijët Celeste dhe Bella, transmeton Telegrafi.
Christophet Watts dyshohet se i varau ato dhe po mbahet në arrest pa afat, nën akuzën për tri vrasje dhe tri raste interferimi me drejtësinë.
Gruaja 34-vjeçare, që ishte shumë aktive në Facebook, ndante me miq shumë tregime suksesi, të atyre që kanë fat me rënien në peshë dhe imazhe në ndryshme.
E fundit ishte një kukull e shtrirë në divan, me një mbulesë të bardhë, sikur të jetë ndonjë skenë e vrasjes. “Nuk po di çfarë të mendoj për këtë” ka shkruar Watts në përshkrimin e fotografisë, duke shtuar se këtë e kanë bërë vajzat e saj tre dhe katërvjeçare.
Bashkëshorti dhe babai i vajzave, pasi të ketë kryer vrasjen, i dërgoi trupat në një punishte larg shtëpisë, ndërsa njoftoi policinë se i janë zhdukur gruaja me të bijat.
Por, ‘zhdukja’ nuk zgjati shumë dhe me gjetjen e trupave, të gjitha dyshimet tregonin se ai është fajtor, andaj u arrestua nga policia. /Telegrafi/