Telegrafi

Shtatzëna shkakton zënkë në lokal

Nga policia është njoftuar se deri tek incidenti ka ardhur pasi që femra e cila punonte në bar i kishte thënë 30-vjeçares Keisharri Abercrombie se nuk do të duhej të pinte duke marrë parasysh “gjendjen” e saj.

Në këtë shtatzëna ka reaguar me nervozizëm, duke ia thyer shishen e birrës për koke, dhe për pak sa nuk ia kishte prerë veshin.

Pijeshitësja qëllimmirë ka përfunduar në kirurgji plastike me 28 qepje në kokë e fytyrë, derisa shtatzëna është arrestuar nën akuzën për sulm të rëndë, maltretim dhe nxitje të rrezikut me pakujdesi.