Telegrafi

Shtatzëna rrezikoi jetën, duke ia nxjerrë djaloshit helmin e gjarprit nga këmba (Video)

Jaclyn Carramaza ishte me djalin e saj Vinny, duke u kthye nga një shëtitje që kishin bërë në pjesën periferike të Folsom të Kalifornisë, kur djali saj ka kërcyer nga dhimbja dhe ka filluar të mbajë këmbën.

Me të parë dy vrima në këmbën e djaloshit, ajo filloi që t’i nxjerrë helmin duke e përthithur atë, pa menduar për rrezikun që mund t’i sjellë.

Për fat, ajo apo bebi që ka në bark, nuk janë helmuar me substancën që ka lëshuar gjarpri, kurse Vinny ka këmbë të ënjtur, mirëpo jashtë rrezikut. /Telegrafi/