Ky është momenti kur një grua e cila besohet të jetë shtatzënë rrahet në trotuar, derisa kalimtarët e rastit i shikonin duke mos ndërhyrë fare.
E gjithë rrahja është filmuar me kamerë amatore, kurse ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në rrugët e një qyteti në Angli, ku gruaja dëgjohet duke bërtitur: “Të lutem mos jam shtatzënë”, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihet shkaku i kësaj rrahje dhe autori i videos që e kishte postuar në Facebook videon, por në rrugët e qyteteve të Anglisë kohëve të fundit po ndodhin shpesh të dehur duke sulmuar qytetarët, duke konsumuar drogë.
Një qytetar i cili ishte dëshmitar i kësaj rrahje, ka deklaruar para medieve se është lodhur nga këto rrahje të cilat kanë filluar të bëhen të zakonshme. /Telegrafi/