Site icon Telegrafi

Shtatzëna proteston e ulur në derën e trenit, sepse askush nuk i lëshoi ulësen (Video)

Një linjë metroje në Pekin të Kinës është detyruar të ndalojë, sepse një grua shtatzënë ishte ulur në derën e trenit dhe refuzonte të largohej.

Udhëtimi i njësisë dhjetë është shtyrë për një kohë, sepse ajo qëndronte e inatosur dhe bërtiste në drejtim të udhëtarëve dhe stafit, transmeton Telegrafi.

Këta të fundit kanë provuar ta qetësojnë, por ajo nuk pajtohej në asnjë mënyrë dhe insistonte të rrinte te hyrja.

Mësohet se ajo ka protestuar në këtë formë, sepse askush nuk ia lirojë një ulëse.

Në videon e postuar më poshtë shihen reagimet e saj, por nuk dihet se si ka përfunduar ngjarja. /Telegrafi/

https://youtu.be/ziMjZjl3Ur8

Exit mobile version