Julia Grovenburg tani në bark ka dy fetuse, edhe pse foshnjat nuk janë binjakë. Mjekët thonë se ajo ka mbetur dy herë shtatzënë, dhe se fëmija i parë është ngjizur dy javë e gjysmë para të dytit.
A është kjo me të vërtetë e mundur? Doktoresha Karen Boyle, kirurge në qendrën mjekësore “Greater Baltimore”, për një emision të televizionit kombëtar amerikan ABC ka thënë: "Kur gruaja ka ardhur për ultrazë, fillimisht mjekët kanë parë një foshnje në zhvillim, e më pas edhe një fetus shumë më të ri. Edhe pse mund të ekzistojnë dallime në madhësi dhe zhvillim të fëmijëve, kjo nuk ka të bëj me shtatzëninë e hershme".
Shtatzënia e dyfishtë rrallëherë ndodh, derisa Boyle thotë se ajo di për vetëm për dhjetë raste të tilla.
Boyle ka shtuar se diç e ngjashme i ka ndodhur para pak kohe një gruaje në Angli, dhe se të dy foshnjat e saj kanë lindur shëndosh e mirë.
Nëse krejt shkon sipas planit, vajza e cila do të emërohet Jillian do të lind në vitin 2009, derisa djali me emrin Hudson në vitin 2010.