Christina Ricci, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë – dhe së pari me bashkëshortin Mark Hampton, me të cilin u martua në tetor – është ylli i fushatës së re Heaven nga Marc Jacobs.
Në një nga imazhet, aktorja 41-vjeçare modelon një triko me yje, me një kopsë të vetëm (295 dollarë) nga linja e stilistit, duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur duke mos veshur asgjë poshtë përveç të brendshmeve të zeza.
“Unë dhe foshnja për Heaven nga Marc Jacobs”, shkroi Ricci në Instagram.
Ylli, e cila ka grim sysh të kaltër dhe një model flokësh elegante retro në reklama, festoi gjithashtu “fushatën e parë të foshnjës” me një fund prej sateni me lule nga linja, duke mbuluar gjoksin e saj me një veshje të ngjashme me printim dhe një palë vathë.
Ndërsa ajo ësht yll i filmave klasikë të viteve ’90, edhe koleksioni nostalgjik Heaven i Jacobs merr frymëzim nga filmat e së njëjtës dekadë.
Ricci gjithashtu ndan një djalë 7-vjeçar, Freddie, nga martesa e saj e mëparshme me James Heerdegen. /Telegrafi/