Një shtatzënë ka shpërndarë në internet pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si ish-i dashuri e nokauton me vetëm një goditje.
Ashleigh Booth, 25-vjeçe, ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e sulmit brutal në Halifax, West Yorkshire, transmeton Telegrafi.
Ajo ka shpërndarë videon rrëqethëse me qëllim që të kapet personi që i shkaktoi lëndime trupore të cilin ajo e quan Gareth Warne, dhe që pretendon se është duke u kërkuar nga policia për sulm ndaj saj.
Sulmi ka ndodhur më 22 nëntor, kurse sot Ashleigh e ka shpërndarë videon në Facebook, ku shihet duke u grindur dhe në një momentin sulmuesi humb durimin dhe e godet me grusht në fytyrë dhe e rrëzon në tokë.
“E gjitha çfarë dua është të ndajë me ju rrëfimin tim dhe të dokumentoj se dhuna në familje është prezente. Një gjë të tilla nuk do t’ia dëshiroja askujt”, ka shkruar viktima përbri videos së postuar në Facebook. /Telegrafi/