Një grua 29 vjeçare nga komuna e Gjilanit, e cila kishte qenë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ka humbur betejën me COVID-19 dy ditë më parë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar doktori Mentor Alimusaj, shef i Mjekësisë Intensive Qendrore-COVID në QKUK.
“Më datë 30 gusht 2021 ka ndërruar jetë pacientja me inicialet N.RR viti i lindjes 1991, si pasojë e infektimit me COVID”, ka thënë Alimusaj.
Ai ka shtuar se edhe tri gra shtatzëna që po trajtohen në mjekimin intensiv janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 1383 raste të reja me coronavirus dhe 26 raste të vdekje. /Telegrafi/