Shkencëtarët thonë se globi ishte në një muaj rekord të nxehtësisë në shtator, “i udhëhequr” nga disa pjesë në Shtetet e Bashkuara.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “The National Oceanic and Atmospheric Administration” thotë se viti 2019 u lidh me 2015 për shtatorin më të nxehtë në rekord global.
Siç bëhet e ditur tutje, shtatori ishte mesatarisht 60.71°F (15.95°C), në 1.71°F (0.95°C) më i lartë se mesatarja e shekullit të 20-të.
Temperaturat në tokë ishin më të nxehtat në rekord për shtatorin, madje me rekorde që datojnë prapa në vitin 1880.
NOAA llogarit se Toka është në ritëm për vitin e dytë më të nxehtë në rekord, pas vitit 2016.
Shefi i monitorimit të klimës NOAA, Deke Arndt, thotë se kjo është ngrohja që po vazhdon për dekada nga emetimi i gazrave nga djegia e karburanteve fosile.
Në këtë drejtim bëhet e ditur se njëzet e nëntë vende në të gjithë botën përjetuan temperaturat e tyre të nxehta në rekord midis majit dhe gushtit të këtij viti.
Një total prej 396 regjistrimesh të nxehtësisë u thyen në hemisferën veriore me Gjermaninë, Francën dhe Holandën që përjetuan ditët më të nxehta.
Valët e nxehta të mëdha goditën Britaninë e Madhe, Francë, Belgjikë, Luksemburg, Gjermani dhe Holandë, të cilat raportuan të gjitha nivele të reja gjatë gjithë korrikut. /Telegrafi/