Telegrafi

Shtatoret e Fehmiut dhe Xhevës u vendosën në Sheshin e Drenasit

Sot në orët e mbrëmjes sotme kanë arritur në Drenas shtatorët e heronjve të luftës së UÇK-së, Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi – Lladrovci. Shtatorët e  heronjve janë vendosur në Sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, p⌂rmes një postimi në Facbook, ka theksuar se Drenasit, Drenicës dhe kombit, iu kthyen Heroi dhe Heroina!
“Sonte, u vendosën në shesh, pas 20 vitesh, të përjetësuar në bronz”, ka shkruar ai.

Postimi i Jasharit në Facebook:

“Drenasit, Drenicës dhe kombit, iu kthyen Heroi dhe Heroina! Sonte, u vendosën në shesh, pas 20 vitesh, të përjetësuar në bronz.  Drenica është më e bukur me Juve, Baca Fehë e Dada Xhevë! Të pavdekshëm në zemrat e mendjet tona! Lavdi e përjetshme Heroi Fehmi Lladrovci! Lavdi e përjetshme Heroina Xhevë-Krasniqi-Lladrovci!”, ka shkruar Jashari. /Telegrafi/