Site icon Telegrafi

Shtatëvjeçarja recitoi poezinë me një boa dy metra të lidhur rreth qafës (Video)

Vajza në skenë doli me një fustan të zi, u prezantua dhe tha se kishte përgatitur një poezi. Kur juria i tha të filloj ajo vrapoi prapa skenës dhe publiku i zhgënjyer mendoi se Olivia u frikësua dhe iku nga skena. Por shpejtë u kthye me një ndihmës. Rreth qafe i ishte mbështjellë një gjarpër i madh me emrin Lucy, i gjatë mbi dy metra.

Të gjithë anëtarët e jurisë mbetën të tmerruar, pak edhe të shqetësuar për pamjen që shihnin në skenë. Por Olivias gjarpri nuk i pengoi aspak dhe pa problem recitoi poezinë për mbrojtjen e kafshëve të rrezikuara. Kur përfundoi, ajo i tregoi jurisë se jeton në të njëjtën shtëpi me gjarprin.

Në një moment dukej sikur gjarpri po shtrëngonte qafën e Olivias kështu që udhëheqësit pas skenës ia bënë me shenjë jurisë t’i japë më shpejtë vlerësimet e veta. Të tre vendosën që Olivia të vazhdojë më tutje. /Telegrafi/
 

Exit mobile version