Site icon Telegrafi

Shtatëvjeçarja që i tregoi botës se çfarë po ndodhte në Aleppo pritet nga Erdogan (Video)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur sot në selinë e Presidencës së Turqisë vajzën 7-vjeçare Bana dhe familjen e saj, e cila përmes rrjeteve sociale i tregoi gjithë botës masakrën ndaj Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë pritje e pranishme ishte edhe bashkëshortja e Presidentit, Emine Erdoğan, ndërsa Bana ishte bashkë me familjen e saj.

Vajza e vogël Bana bashkë me mamanë e saj Fatma-n e cila është mësuese e gjuhës angleze, jetonin në lagjen Katixhi në lindje të Halepit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 7 vjeçarja ditë më parë në mënyrë të sigurt ishte evakuuar nga Aleppo.

Përmes një llogarie në Twitter të hapur 3 muaj më parë, ata i bënin thirrje botës të vihen në lëvizje për të ndaluar masakrat në Halep.

Fatma dërgoi një mesazh ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu duke i kërkuar atij ndihmë, ndërkohë shefi i diplomacisë turke i kishte dhënë fjalën se do të dërgojë familjen e saj në një vend të sigurt.

Vajza dhe e ëma e saj kanë rreth 320 mijë ndjekës në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version