Një vajzë shtatëvjeçare gjeti në Parkun shtetëror të Diamanteve në Arkansas një diamant 2.95 karatësh.
Parku i Arkansasit tha se Aspen Brown vizitoi parkun me familjen e saj për ditëlindje të saj kur vuri re diamantin në zonën e kërkimit në veri të parkut, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët thanë se diamanti prej 2.95 karatësh ka përmasat e një bizele jeshile, me një ngjyrë kafe të artë.
Diamanti është i dyti më i madh i gjetur nga një vizitor i parkut këtë vit, sipas zyrtarëve. Më i madh ishte një diamant kafe 3.29 karatësh i gjetur në muajin mars. /Telegrafi/