Një ngjarje rrëqethëse është filmuar me telefon të mençur, ku shfaqet një djalë i vogël duke “shëtitur” jashtë dritares së apartamentit në katin e shtatë të një ndërtese në Brazil.
Kalimtarët e rastit nuk mund t’ju besonin syve, kur panë vogëlushin duke qëndruar pothuajse i varur në dritaren e apartamentit në qytetin Goiania, transmeton Telegrafi.
Por, është interesant se si ai përveç së nuk frikësohej vazhdimisht shihej duke u argëtuar, dhe hapur e mbyllur dritaren.
Për fat të mirë gjithçka ka përfunduar si është më së miri, dhe vogëlushi i ka shpëtuar rrëzimit që sigurisht se do të ishte fatal për të.
Nuk dihet nëse në momentin kur vogëlushi po qëndronte jashtë dritares, ishin brenda prindërit e tij. /Telegrafi/