Site icon Telegrafi

Shtatëvjeçari nga Kosova vritet me thikë në Zvicër nga një 75 vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Basel të Zvicrës, pasi një grua 75 vjeçare, ka therur për vdekje një shtatë vjeçar shqiptar.

Rasti ka ndodhur në rrugën St. Galler-Ring të Bazelit në Zvicër, rreth orë 12:30 .

Ndërkaq, mësohet se 7 vjeçari është me prejardhje nga komuna e Lipjanit, ndërkaq familja e tij jetonin më shumë se shtatë vite në Zvicër.

Siç shkruajnë mediet zvicerane, fëmija shqiptar, kishte mbaruar mësimin në shkollë, dhe kthehej në shtëpi.

Atë e ka gjetur mësuesi i tij në rrugë, e që menjëherë e ka dërguar në në Spitalin Universitar të Fëmijëve të Bazelit, ku i është nënshtruar një operacioni emergjent.

Por, për shkak të hemorragjisë, ka vdekur – nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve në fyt.

“Trupi i tij është gjetur rreth orës 12.30 i shtrirë në tokë me hemorragji të madhe. E ka prerë në fyt”, shkruan bote.ch, përcjell Telegrafi.

Pas sulmit me thikë, Policia kishte vërejtur gjithashtu gruan e moshuar që po dilte nga vendi i ngjarjes, duke e ndaluar. 75-vjeçarja ka pranuar se kishte sulmuar fëmijën me thikë.

E dyshuara për kryerjen e këtij krimi tragjik është arrestuar nga autoritetet zvicerane.

Ndërkaq, policia nuk ka dhënë detaje më tepër për mediet, pasi janë duke e hetuar rastin në detaje.

Familja shqiptare është në shok nga ngjarja që ka ndodhur./Telegrafi/

Exit mobile version