Site icon Telegrafi

Shtatëvjeçari ia shpëton jetën të ëmës që ishte rrëzuar në tokë, i telefonoi policisë dhe ua dha të dhënat (Video)

Një djalë shtatëvjeçar i kishte telefonuar policisë pasi që nëna e tij ishte rrëzuar në dysheme pa ndjenja, dhe u kishte thënë zyrtarëve policorë “se ëma e tij po qëndron e shtrirë dhe se nuk e di çfarë po ndodhë”.

Noah Gofur nga Petts Wood në Bromley, i kishte telefonuar me urgjencë policisë, pasi nëna e tij u rrëzua në tokë dhe ia kishte bërë me dije se nuk po ndihej mirë që kur kishte shkuar për të marrë në shkollë, transmeton Telegrafi.

E derisa po e kujdesej për të ëmën që kishte humbur vetëdijen, Noah është munduar ta argëtojë edhe motrën e 15-muajshe Isabella derisa priste autoambulancën dhe policinë të arrijnë në shtëpinë e tyre.

Ai me saktësi ua dha policisë emrin dhe adresën ku jetojnë, me qëllim që të mos humbin kohë dhe të arrijnë sa më shpejt për ta ndihmuar të ëmën e tij Marjana.

Audio incizimi i publikuar më poshtë ka habitur me mençurinë e këtij vogëlush,i se si i tregonte policisë së çfarë ka ndodhur dhe se si e ëma e tij po qëndron e shtrirë.

Për fat të mirë e ëma e tij i ka shpëtuar më të keqes pasi u dërguar me urgjencë në spital për trajtim. Aty mjekët njoftuan se ajo kishte pasur probleme me vesh dhe një infeksion të rrallë. /Telegrafi/

Exit mobile version