Në Bllacë të Katllanovës nesër do të shënohet shtatëmbëdhjetë vjetori i aksidentit të helikopterit në të cilin humbën jetën njëmbëdhjetë pjesëtarë të përbërjes së VING-ut ajror, të cilët po ktheheshin nga misioni paqësor ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë.
Me këtë rast një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës, i përbërë nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral – major Sashko Lafçiski, nesër do të vendosin kurora me lule të freskëta në pllakën përkujtimore në Bllacë të Katllanovës.
Pjesëtarë të VING-ut ajror do të vendosin lule të freskëta edhe në pllakën përkujtimore para komandës në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec.
Në aksidentin e helikopterit, para shtatëmbëdhjetë vjetëve, duke u kthyer nga misioni paqësor ALTEA në mënyrë tragjike jetët i humbën nënkoloneli Toni Spasovski, majori Goran Ristovski, kapedanët Brane Spasovski dhe Igor Gjoreski, rreshterët Sllavço Vasilev dhe Toni Davitkovski, rreshterët më të vjetër Janko Shiriq dhe Aleksandar Taskovski, rreshterët Miki Ivanovski dhe Aleksandar Vasiç dhe tetari Zllatko Veljanoski.