Portieri veteran, Gianluigi buffon, i ka dhënë lamtumirën e fundit Juventusit në ditën e fundit të kontratës së tij.
Legjenda 40 vjeçare nuk rinovoi kontratën e tij me skuadrën nga Torino dhe do të largohet nga Juventusi pas 17 sezoneve, nëntë titujve të Serie A dhe katër dopietave rresht.
Buffon ka 176 paraqitje për kombëtaren e Italisë dhe besohet se është afër kalimit te Paris Saint – Germain.
Sidoqoftë, vëmendja e ikonës që fitoi edhe Kupën e Botës ka qenë deri sot vetëm te Juventusi, ku i dha fund një kapitulli të gjatë me shumë dekorata e trofe.
“Shtatëmbëdhjetë vjet në të bardhën e të zezën marrin fund sot”.
“Shtatëmbëedhjetë vjet me miq, bashklojtarë, lot, fitore, trofe, fjalë, hidhërime, zhgënjime, lumturi dhe shumë, shumë emocione”.
“Nuk do të harroj kurrë asgjë. Unë gjithmonë do të mbaj gjithçka pas meje”, ka shkruar Buffon në lamtumirën e tij.
17 anni in bianconero che si concludono ufficialmente oggi. 17 anni di amici, compagni, lacrime, vittorie, sconfitte, trofei, parole, rabbia, delusioni, felicità e tante, tantissime emozioni. Non dimenticherò mai nulla. Porterò sempre tutto con me. #FinoAllaFine pic.twitter.com/Qu1vb0UOH2
— Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon) June 30, 2018
Juve ka transferur Mattia Perin për të konkurruar me Wojciech Szczesnyn për pozitën startuese në portën Bianconere për sezonin e ardhshëm.
Buffon refuzoi në qershor ftesën për t’u kthyer në kombëtare për miqësore, por ai dhe Roberto Mancini lanë të hapura dyert për të bashkëpunuar në të ardhmen. /Telegrafi/