Site icon Telegrafi

Shtatëmbëdhjetë aksidente në Shkup, një i lënduar rëndë

Një shofer ka marrë lëndime të rënda trupore në njërin nga gjithsej 17 aksidentet e trafikut të regjistruar në 24 orët e kaluara në rajonin e SPB Shkup. Në 11 lëndime më të lehta kanë marrë 15 persona, ndërsa në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale, njofton AIM.

Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve, midis të cilëve nëntë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, 11 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, si dhe 23 shoferë të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose e ka përdorur telefonin celular. Janë sanksionuar 83 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar këmbësor, gjegjësisht kanë kaluar dritë të kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 75 automjete./Telegrafi/

Exit mobile version