Një grua 70-vjeçare e cila pretendon se është shtatzënë me fëmijën e tetë, mund të jetë gruaja më e vjetër në botë që do të sjellë në jetë fëmijë.
Maria de la Luz nga Mazatlan, Sinaloa të Meksikës, beson se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe se po pret të sjellë në jetë në jetë një vajzë, dhe pretendon se për këtë ka dëshmi imazhet e ultrazërit, transmeton Telegrafi.
Edhe pse nuk ka dhënë ndonjë detaj për shtatzëninë, përfshirë faktin nëse ka mbetur me rrugën e IVF-së, Maria thotë se qysh tre muaj më parë kishte dyshuar për herë të parë se është shtatzënë.
“Filluan të më dhembin këmbët që më kalimin e kohës më janë ënjtur dhe ndjeja marramendje. Pasi disa ultrazëra që i kam bërë në klinika private dhe spital publik, mjekët mbetën të shokuar me atë çfarë po shihnin”, ka deklaruar ajo.
Duke folur për gjininë e fëmijë, de la Luz ka thënë: “Mjekët më thanë se është vajzë. Shikoni mund ta shihni fytyrën e saj të vogël në imazh”.
Ajo ka pranuar se jo të gjithë fëmijët e saj janë të lumtur me lajmin se ka mbetur shtatzënë, pasi besojnë se është shumë e vjetër “për gjëra të tilla”.
Maria de la Luz ka caktuar termin tek gjinekologu me 18 korrik dhe pret që të sjellë në jetë vajzën me prerje cezarine, për faktin se është vjetër për lindje natyrale.
Rekordin aktual të nënës më të vjetër në botë e mban Maria del Carmen Bousadas de Lara e cila ishte 66-vjeçare kur solli në jetë binjakët Christin dhe Pau në dhjetor të vitit 2006. /Telegrafi/