Site icon Telegrafi

Shtatë vjet nga rënia e Enver Zymberit

Sot bëhen shtatë vjet që kur ka rënë në krye të detyrës polici Enver Zymberi.

Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002.

Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Enver Zymberi u qëllua gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Policia e Kosovës ka paraparë që sot të zhvillojë disa aktivitete për të nderuar policin e rënë në aksionin që filloi më 25 korrik të vitit 2011.

Gjatë ditës së sotme do të bëhen homazhe te lapidari i tij në Prishtinë si dhe te varrezat në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.

Policia më pastaj do të vizitojë familjen e tij në Vushtrri.

Enver Zymberi është shpallur hero i Kosovës me urdhër të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Exit mobile version