Edhe pse gruaja e famshme e Arnold Schwarzeneggerit, gazetarja Maria Shriver kishte bërë kërkesë për shkurorëzim para shtatë vjetëve, por çifti ende nuk është shkurorëzuar zyrtarisht.
Më saktësisht, Maria kërkoi të ndahet më 1 maj 2011, kur mësoi se Arnoldi kishte një fëmijë me shërbëtoren e tyre.
Arnold dhe Maria kanë katër fëmijë: vajzën, shkrimtaren Catherine (28) dhe producenten Christine (26) dhe djemët, aktorin Patrick (24) dhe Christoferin (20) të cilët ishin të mitur, kur nëna e tyre kishte paraqitur kërkesën për ndarje.
Aktori dhe gazetari u pajtuan shpejt se do të kishin kujdestari të përbashkët mbi ta, shkruan portal TMZ.
Schwarzenegger me shtëpiaken nga Guatemala, Mildred Patricia Bean (56) ka një djalë, Joseph Baen (20).
Aktori 70-vjeçar dhe 62-vjeçarja u martuan në vitin 1986 dhe gjatë martesës së tyre ata blenë prona në vlerë prej 400 milionë dollarë.
Ata nuk kishin kontratë paraprake dhe për këtë arsye duhet të ndajnë të gjitha pronat në dy pjesë, por miqtë e aktorit thonë se janë nxituar me vendimin me shkurorëzim.
Vitin e kaluar, Schwarzenegger pretendoi se ishte penduar për mashtrimin duke pranuar se ishte një gabim i madh që kishte pasur një lidhje jashtëmartesore. /Telegrafi/