Site icon Telegrafi

Shtatë vite pas mbylljes së “A1”, Ramkovski viziton hapësirat e televizionit (Video)

Para 7 viteve, më 25 nëntor të vitit 2010 ndodhi sulmi i parë ndaj televizionit më të shikuar në Maqedoninë e pavarur, Televizioni A1.

“Televizioni A1 u rrethua nga forcat policore, veturat dhe xhipat e policisë të cilët e kanë bllokuar televizionin. Të gjithë gazetarët dhe inçizuesit e Televizionit A1 nuk mundin të punojnë dhe iu ndalua lëvizja e lirë. Përfaqësuesit e policisë ende janë para derës së Televizionit A1. Qëndroni me ne sonte…”, raportoi në natën e 25 nëntorit të vitit 2010, Televizioni A1.

Kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski, ftoi të gjithë qytetarët e Maqedonisë, që informatat që vijnë nga Televizioni A1 si dhe gazetat, “Vreme”, “Koha” dhe “Koha e Re”, t’i marrin me rezervë serioze.

Ai ishte fillimi i golgotës e cila ka rezultuar me burgosjen e pronarit të televizionit, Velija Ramkovski, disa anëtarëve të familjes së tij, përfshirë edhe vajzën e tij Emel Ramkovska, por edhe disa persona të cilët kanë udhëhequr me ndërmarrjen.

Përveç tyre, policia i arrestoi edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ndërkaq shtatë muaj më vonë u mbyll edhe televizion, për të cilin Gruevski thoshte se nuk ka qenë qëllimi që të sulmohet.

Sot nga A1 kanë ngelur vetëm kujtimet dhe shumë inçizime “për” dhe “kundër” A1 në Youtube, të cilat dëshmojnë për fuqinë e saj./Telegrafi/

Exit mobile version