Telegrafi

Shtatë vite në arrati, dorëzohet i dyshuari për ngjarjet e 27 prillit

Pas shtatë vitesh në arrati, Dejan Davidovski – Desho iu është dorëzuar autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare “Deve Bair” në hyrje të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria.

Dejan Davidovski – Desho kërkohej me fletarrest ndërkombëtar lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për sulmin në Kuvend më “27 prill” të vitit 2017.

Dyshohet për bashkim kriminal dhe rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë.

Ndërkaq, Davidovski para 5 vitesh u arrestua në Suedi, por Gjykata Supreme e Suedisë e hodhi poshtë kërkesën e Maqedonisë së Veriut për ekstradim.