Site icon Telegrafi

Shtatë viktima dhe 532 raste të reja nga COVID-19 në Shqipëri, rekord pacientësh të shtruar në spital

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 532 raste të reja me COVID-19 në 2409 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 7 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit, ndërkohë që 100 persona kanë mundur të shërohen.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

191 raste në Tiranë, 42 në Durrës, 32 në Krujë, 31 në Elbasan, 28 në Kurbin, 27 në Shkodër, 19 në Sarandë, 17 në Pogradec, 15 në Vlorë, nga 12 raste në Lezhë, Librazhd, 11 në Përmet, nga 9 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, nga 8 raste në Devoll, Gjirokastër, Malësi e Madhe, 7 në Gramsh, 6 në Fier, nga 5 raste në Berat, Bulqizë, nga 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Mat, nga 2 raste në Skrapar, Delvinë, Has, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Kolonjë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana”, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (14 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 532

Të shëruar ne 24 orë 100

Të shtruar në spitale 389

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 2,409

Testime totale 153,149

Raste pozitive 27,233

Raste të shëruara 12,767

Raste Aktive 13,854

Humbje jete 612

Exit mobile version