Site icon Telegrafi

Shtatë viktima dhe 490 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shtatë pacientë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërkohë që 490 persona të tjerë rezultuan pozitivë nga mbi 2 mijë testime që u kryen në autoritetet publike dhe private.

Viktimat ishin të moshave 47, 63, 70, 71, 71, 72, dhe 83 vjeç nga Tirana, Durrësi, Vlora dhe Elbasani.

Kështu totali i viktimave në Shqipëri nga COVID-19 ka shkuar në 605.

Exit mobile version