Telegrafi

Shtatë veturat e shqiptarëve (Foto)

Shqiptarët dalin të jenë shumë të pasionuar pas veturave. Bile, në rrugë mund të hasen më shumë vetura se sa njerëz. Pa marrë parasysh gjendjen ekonomike, vetura duhet të jetë në nivel!

1. Volkswagen Golf

Rrallë është dikush që në shtëpitë e tyre nuk kanë apo nuk kanë pasur një prej serive të Golfa-ve, duke filluar nga 1, 2, 3, 4 e edhe 5…

2. Mercedes

Mercedes-i ka hyrë në jetën tonë nga një i afërm që ka jetuar kryesisht në Gjermani, që ka qenë porosia e parë nga secili: Rrnoftë Diaspora!

3. Opel

Duke filluar nga Opel Kadeti si më e preferuara, posaçërisht për familjarë, meqë është me bagazh.

4. Renault

Është e përdorur më shumë nga të rinjtë, meqë ka përmasa më të vogla se veturat tjera.

5. BMW

Edhe veturën BMW shumë shpesh mund ta hasim nëpër rrugët e qyteteve. Kohëve të fundit edhe më shumë u rrit numri i tyre.

6. Ford

Edhe Ford-i, së bashku me Mercedes-in dhe Opel-in, kanë hyrë herët në mesin tonë. Edhe pse pak, ka ende që e vozisin këtë veturë.

7. Audi

Audi-në kryesisht e zgjedhin politikanët e dashur, duke filluar nga Isa Musata e Hashim Thaçi, por nuk mungojnë edhe VIP-at e estradës. /Ripost/