Telegrafi

Shtatë trajnerët që intervistoi Arsenali para se ta emëronte Emeryn

Arsenali thuhet se ka intervistuar shtatë trajnerë para se të vendoste ta emëronte Unai Emeryn si zëvendësuesi i Arsene Wengerit.

Trajneri francez u largua nga The Gunners pas më shumë se dy dekadash në krye të skuadrës, derisa vendin e tij e zuri spanjolli.

Por, klubi nga qyteti i Londrës kishte shtatë emra të tjerë dhe shumë të njohur për trajnerin e tyre të ri.

Arsene Wenger (Getty Images/Guliver)

Në listën e Arsenalit ishin emra si Mikel Arteta, që aktualisht mban pozitën e ndihmës trajnerit të Pep Guardiolas te Manchester City.

Lexo po ashtu Arsenali mund t’ia ofrojë postin e trajneri Jose Mourinhos

Aty ishin edhe emra si, Massimiliano Allegri, Julen Lopetegui, Ralf Rangnick, Jorge Sampaoli, Patrick Vieira, madje edhe Thierry Henry.

Ishte raportuar po ashtu se Arsenali kishte tentuar ta merrte, Antonio Conten, Eddie Howe, Maurizio Sarrin dhe Brendan Rodgers. /Telegrafi/