Ylli kryesor i çdo stili të dimrit!
Nuk kemi nevojë të heqim dorë nga fundet dhe fustanet vetëm për shkak që jashtë është ftohtë – mjafton të zgjedhin gete trendi të cilat do të na ngrohin.
Këto gete, njëherësh edhe do të ngrenë kombinimin e veshjes në një nivel krejtësisht të ri, transmeton Telegrafi.
Këto aktualisht janë shtatë modelet më të popullarizuara të geteve:
1. Klasika e përhershme e ngjyrës së zezë
Me të stili i veshjes duket më i shtrenjtë, më luksoz dhe nuk do të duket më i ulët siç është rasti kur ngjyra e çorapeve dallohet nga ngjyra e këpucëve.
2. Ngjyra mbresëlënëse
Zgjidhni modelin e ngrohtë të çorapeve të gjata ngjyrë të gjelbër, të kuqe apo të kaltër.
3. Nuancat e ngjyrës së bardhë
Ekspertët e modës votojnë për këpucë të bardha, xhaketë të bardhë dhe gete të bardha. Kombinoni me pantallona të bardha dhe me këpucë ngjyrë kontrasti.
4. Dezeni i luleve
Edhe pse me dezenin e luleve zakonisht i lidhim fustanet e verës dhe fundet, mund t’i veshim edhe dimrit.
5. Gete në vend të shtesave të modës
Inxhitë, zirkonët dhe një dizajn i pazakontë – të gjitha këto mund të vishen me krenari dhe stil.
6. Modelet gjeometrike
Nuk ka asnjë mënyrë që të kaloni pa u vërejtur.
7. Dantella
Nuk është saktësisht opsioni më i nxehtë, por është padyshim opsion i bukur. /Telegrafi/