Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar shtatë të dyshuar, tifozë të futbollit, pasi të njëjtit janë futur në fushën e futbollit dhe njëri nga të dyshuarit ka goditur me grushte zyrtarin policor.
Rasti ka ndodhur në fshatin Koretin të Kamenicës, të dielën në ora 17:25.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/