Site icon Telegrafi

Shtatë teoritë konspirative që më së shpeshti përmenden në Kosovë?

1. Ibrahim Rugova ka qenë katolik

Ibrahim Rugova ishte takuar me Papa Gjon Palin II, e kjo si duket ka ndikuar që të nisin idetë e konspiracionit në të cilin ish-presidenti i Kosovës ishte konvertuar në katolik dhe ka punuar për interesat e këtij religjioni.

2. Amerikanët janë në Kosovë për shkak të pasurisë tepër të madhe nëntokësore që e ka Kosova (e që askush nuk e di)

Një konspiracion tepër i lezetshëm lidhet me idenë se nëntoka e Kosovës ka pasuri marramendëse që asnjëri nga ne nuk i dimë. Sipas këtij konspiracioni, Kosova përveç thëngjillit ka edhe shumë substanca tjera (që jo gjithmonë precizohen) me vlera tepër të mëdha monetare. Në një variant të konspiracionit, Kosova është duke fjetur mbi ar.

3. Shitësit e drogës të qesin drogë në Coca-Cola

Ky konspiracion është tepër i vjetër dhe nuk do fort koment.

4. Edi Rama paguhet nga Greqia, Sali Berisha paguhet nga Serbia

Sa herë që Edi Rama bën diçka që nuk na shkon për shtati, dalin komentet dhe llafet se ai paguhet nga Greqia. E njëjta ndodh edhe për Sali Berishën, por ky i fundit më parë paguhet nga Serbia. E, nëse ndonjëherë habitesh dhe flet keq për Sali Berishën kur ai është në kulmin e popullaritetit, atëherë rrezikon që edhe ti të njollosesh si UDB-ash.

5. Veton Surroi dhe Albin Kurti janë masonë

Dëshmitë janë të qarta. Por, ato nuk i ka askush, sepse masonët janë shumë të organizuar.

6. Çfarë që ndodhë në Kosovë gatuhet në kuzhinat serbe

Kuzhinat serbe (përveç mishit të derrit) specialitet e kanë ndërhyrjen në secilën punë të Kosovës.

7. Disa yje të estradës dhe disa personalitete publike janë iluminati

Njësoj si Jay Z edhe disa yje të estradës së Kosovës janë pjesë e iluminatit. Njësoj pjesë e iluminatit janë edhe festivali Anibar, Ilir Deda, Dafina Zeqiri etj. /Ripost/

 

Exit mobile version