Një sulm në një pikë kontrolli të policisë ruse ka lënë shtatë të vdekur.
Bëhet e ditur se personat e njëjtë kishin sulmuar edhe një javë më parë në një tjetër zonë.
Siç raportohet, grupi i militantëve ka sulmuar një postbllok policie në Kaukus të Rusisë.
Të vdekur kanë mbetur dy oficerë policie dhe pesë persona tjerë të armatosur.
Gjithashtu, edhe katër oficerë të tjerë janë plagosur, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Sipas agjencisë më të lartë shtetërore të hetimit kriminal rus, edhe “bastisja” e kaluar në pikën e kontrollit të policisë ka ndodhur nga të njëjtët kriminelë.
Mirëpo, agjencia nuk dha informacion mbi motivin e sulmit.
Ndryshe, Rusia në përgjithësi por sidomos rajoni Karachay-Cherkessia, ka përjetuar një seri sulmesh në polici nga ekstremistët.
Në dhjetor të vitit 2023, Shërbimi Federal i Sigurisë ruse, si agjencia më e lartë e vendit për siguri të brendshme dhe kundër terrorizmit, raportoi arrestimin e 14 anëtarëve të dyshuar të një grupi radikal islamik. /Telegrafi/